Saturday, August 8, 2015

Si të blej online

eBay, Amazon, Aliexpress jan vetë disa nga emrat e dyqaneve online. Blerjet në internet kan një rritje të jashtëzakonshme. Çdo ditë dhe më tepër njerzit kudo në bot jan duke zgjedhur ti bëjnë blerjet e tyre online.
Vitet e fundit statistikat tregojnë se dhe shqiptarët jan duke shpenzuar shuma të mëdha parash në internet.
Por si të blej në internet??
Për te mësuar në pak minuta un ju ftoj të lexoni me vëmendje më poshtë.
Për të bler në internet ju duhet të ndiqni gjasht hapat e mëposhtëm.

☆ Hapi i par:
Hapni një llogari bankare nëse ende nuk e keni një të tillë
.
☆ Hapi i dyt:
Kërkojini bankës tuaj që t'ju aktivizoj blerjet ne internet. Është nje procedur e thjeshtë për të cilën do tju duhet të jeni prezent në bankën tuaj.

☆ Hapi i tret:
Hapni një llogari ne dyqanin online ku dëshironi të kryeni blerje.
eBay ( për te mësuar si të hapim një llogari në eBay kliko këtu) është një ndër dyqanet online më te mëdha ne botë. Aliexpress ( për të mësuar si të hapim një llogari në Aliexpress kliko këtu) po ashtu është një alternativ shum konkuruese per vëndin tonë duke qënë se shumica e produkteve aty ofrohen me post falas, ose çmim tepër të ulët.

☆ Hapi i katërt:
Zgjidhni me kujdes produktin që kërkoni të blini, duke i dhënë rëndësi të barabartë si çmimit të produktit ashtu dhe çmimit të postës. ( për të mësuar si të bëjmë blerje të sigurta në internet kliko këtu).

☆ Hapi i pest:
Sapo shtypni  butonin 'Buy It Now' menjëherë do të hapet një dritare në të cilën do t'ju kërkohet aprovimi i blerjes dhe të dhënat tuaja bankare si: numri i kartës tuaj bankare, ska rëndësi nëse është 'debit card' apo 'credit card'. Pas futjes së të dhënave menjëher kryhet pagesa dhe blerja.

☆ Hapi i gjasht:
Pas aprovimit të blerjes duhet të prisni mbërritjen e produktit, i cili mbërrin me postë. Cdo produkt ka kohën e vet të mbërritjes e cila varet nga vendëndodhja e produktit dhe lloji i postës. Kto informacione i gjeni ne përshkrimin e prodjtit që po blini. Sapo produkti mbërrin në destinacion postieri juaj do t'ju njoftoj për mberritjen e një pakoje postare në emrin tuaj.

¤¤¤¤Këto ishin gjashtë hapa për të mesuar si të bëj blerje online¤¤¤¤
Ju uroj fat dhe  blerje te mbara.