Thursday, August 6, 2015

Si të hapësh një llogari në eBay

Për te përdorur Ebay një nga dyqanet online më të mëdha ne bot është e domosdoshme që të keni një llogari përdorimi.
Me anë të kësaj llogarie ju do të keni mundësi te kryeni blerje online, të merrni pjes në ankande dhe të shisni produktet tuaja gjithashtu.
Për të mësuar si hapet një llogari në ebay un kam pregatitur një listë me gjasht hapa.


☆ Hapi i parë:
Vizitoni faqen eBay nga kompjuteri juaj duke klikuar http://www.ebay.com

 


















☆ Hapi i dytë:
Klikoni në butonin 'register' i cili ndodhet majtas sipër.

 


















☆ Hapi i tret:
Në dritaren që do të hapet do tju kerkohen disa të dhëna personale si: emër, mbiemër, adres email dhe një 'password' (kod përdorimo) i personalizuar.
¤ sigurohuni që të shkruani adresën e saktë të internetit.
¤ 'password' duhet të jetë me disa gërma dhe numra. Është shum e rëndësishme që ta mbani mënd 'password' tuaj.

 


















☆ Hapi i katërt:
Pranoni kushtet e përdorimit dhe të sigurisë së eBay duke klikuar në butonin 'Submit'.

 


















☆ Hapi i pestë:
Do të merrni emrin e parazgjedhur nga eBay për ju. Ky është emri me të cilin përdoruesit e tjer të eBay do t'ju njohin. Nëse ju do të bleni apo shisni është pikërisht ky emër që do t'ju identifikoj.
Nëse ky emër nuk ju pëlqen, eBay ju lejon ta ndryshoni në çdo kohë.

 


















☆ Hapi i gjashtë:
Urime !! llogaria juaj është aktive dhe tani ju mund ta perdorni atë.
Për te kryer blerje ose shitje eBy do tju kërkoj të dhenat bankare dhe një adresë te saktë banimi.

-----------------------------------------------------------------------
Për të mos rënë pre e mashtrimeve online, un ju sygjeroj të lexoni :
Si të bëjmë blerje të sigurta në internet
QR Code