Thursday, August 6, 2015

Si të bëjmë blerje të sigurta në internet


Blerjet online kanë njohur një hov të jashtëzakonshëm vitet e fundit.
Por bashk me blerjet hov kanë njohur edhe mashtrimet. Disa dyqane prestigjoze si Ebay, Amazon dhe Aliexpress kan luftuar vazhdimisht me këto mashtrime dhe janë munduar të krijojn treg të sigurt dhe të lirë me kushte të barabarta për të gjith shitësit.
Por, si të bëjmë blerje të sigurta në internet dhe me cilësi  pa rënë pre e mashtrimeve dhe produkteve false ???
Ka disa rregulla të thjeshta dhe praktike për të bërë blerje të sigurta.



☆ Rregulli i parë:

Merr sa me shumë informacione mbi dyqanin, bëj disa kërkime në google, ose zgjidh emra të afirmuar në treg.
Momentalisht dyqanet më të përshtatshme dhe favorshme për vëndin ton janë Ebay dhe Aliexpress.



☆ Rregulli i dytë:

Mos bli asnjëher produktin e parë që të del përpara. Shiko disa variante dhe krino një ide mbi vlerën reale të produktit që po kerkon.
Psh.
1.Ore casio 123c =15$ + 5$ kosto postare
2.Ore casio 123c= 100$+5$ kosto postare

Dy shitës të ndryshë më të njëjtin produkt dhe me diferenc të madhe ne cmim. Ka dicka që nuk shkon, por cili është varianti më i mirë???
Un sygjeroj që te shikohen dhe shitës të tjerë. Nëse shitësit e tjerë për të njejtin produkt ofrojnë çmime si: 90$, 87$, 110$ ..kjo tregon se shitësi numër 1 mund të jetë duke të mashtruar ose duke të shitur një produkt të falsifikuar.
 (Produktet dhe çmimet e dhëna më sipër nuk ekzistojnë, ato jan sa për të dhenë shembull).



☆ Rregulli i tret:

Kontrollo shitësin, sa produkte ka në shitje, ku ndodhen produktet në cilin shtet, sa shitje ka bërë ky shitës dhe mbi te gjitha kontrollo ' feedbacks'. Cdo shitës e ka një 'feedback'. Të gjith blersit kan shkruajtur ose kan dhënë një vlerësim me notë ne formë yjesh (****) për shitësin.
Nëse shitësi ka nje 'feedback' 97% pozitiv, kjo tregon se nga 100 blerës 97 jan të kënaqur me cilësin e shërbimit dhe produktit.



☆ Rregulli i katërt:

Merr te gjitha informacionet që shitësi jep për produktin që intereaohesh. Nëse klikon në butonin 'Item Description' aty do te lexoah të gjitha detajet si : forma, madhesi,material, numër serie, gjëndja e produktit etj... Sigurisht që mir është ta kesh të qartë dhe kohën e mbërritjea së produktit duke lexuar mbi formën, kohen dhe cmimin e postës, informacione kto që i ka cdo produkt.



Këto jan katër rregulla për të mos u mashtruar nga blerjet në internet.
Pra nëse ke ne plan të blesh online e di tashmë se si ta besh lire, me cilësi dhe pa u mashtruar. 

--------------------------------------------------------------
Për të mësuar si të hapim një llogari në eBay klikoni këtu.
Për të mësuar si të hapim një llogari në Aliexpress klikoni këtu.


GOOD LUCK!!!!