Saturday, August 8, 2015

Si të blej online

eBay, Amazon, Aliexpress jan vetë disa nga emrat e dyqaneve online. Blerjet në internet kan një rritje të jashtëzakonshme. Çdo ditë dhe më tepër njerzit kudo në bot jan duke zgjedhur ti bëjnë blerjet e tyre online.
Vitet e fundit statistikat tregojnë se dhe shqiptarët jan duke shpenzuar shuma të mëdha parash në internet.
Por si të blej në internet??
Për te mësuar në pak minuta un ju ftoj të lexoni me vëmendje më poshtë.
Për të bler në internet ju duhet të ndiqni gjasht hapat e mëposhtëm.

☆ Hapi i par:
Hapni një llogari bankare nëse ende nuk e keni një të tillë
.
☆ Hapi i dyt:
Kërkojini bankës tuaj që t'ju aktivizoj blerjet ne internet. Është nje procedur e thjeshtë për të cilën do tju duhet të jeni prezent në bankën tuaj.

☆ Hapi i tret:
Hapni një llogari ne dyqanin online ku dëshironi të kryeni blerje.
eBay ( për te mësuar si të hapim një llogari në eBay kliko këtu) është një ndër dyqanet online më te mëdha ne botë. Aliexpress ( për të mësuar si të hapim një llogari në Aliexpress kliko këtu) po ashtu është një alternativ shum konkuruese per vëndin tonë duke qënë se shumica e produkteve aty ofrohen me post falas, ose çmim tepër të ulët.

☆ Hapi i katërt:
Zgjidhni me kujdes produktin që kërkoni të blini, duke i dhënë rëndësi të barabartë si çmimit të produktit ashtu dhe çmimit të postës. ( për të mësuar si të bëjmë blerje të sigurta në internet kliko këtu).

☆ Hapi i pest:
Sapo shtypni  butonin 'Buy It Now' menjëherë do të hapet një dritare në të cilën do t'ju kërkohet aprovimi i blerjes dhe të dhënat tuaja bankare si: numri i kartës tuaj bankare, ska rëndësi nëse është 'debit card' apo 'credit card'. Pas futjes së të dhënave menjëher kryhet pagesa dhe blerja.

☆ Hapi i gjasht:
Pas aprovimit të blerjes duhet të prisni mbërritjen e produktit, i cili mbërrin me postë. Cdo produkt ka kohën e vet të mbërritjes e cila varet nga vendëndodhja e produktit dhe lloji i postës. Kto informacione i gjeni ne përshkrimin e prodjtit që po blini. Sapo produkti mbërrin në destinacion postieri juaj do t'ju njoftoj për mberritjen e një pakoje postare në emrin tuaj.

¤¤¤¤Këto ishin gjashtë hapa për të mesuar si të bëj blerje online¤¤¤¤
Ju uroj fat dhe  blerje te mbara.

Friday, August 7, 2015

Si të hapësh një llogari në Aliexpress

Aliexpress është një dyqan online i afirmuar me baz në Kinë.
Aliexpress ka çmime tepër konkuruese dhe të përballueshme për fuqin blerëse të vëndit ton.
Por për të përfituar nga çmimet e liraAliexpress ju duhet te hapni një llogari përdorimi, dhe është kjo ajo që un do të shpjegoj më poshtë.


☆ Hapi i pare:
Vizitoni nga kompjuteri juaj faqen Aliexpress duke klikuar www.aliexpress.com
☆ Hapi i dytë:
Klikoni në butonin 'Join Free' i cili ndodhet në të majten tuaj sipër.
☆ Hapi i tret:
Në dritaren që do të hapet do tju kerkohen disa të dhëna personale si: emër, mbiemër, adres email dhe një 'password' (kod përdorimo) i personalizuar.
¤ sigurohuni që të shkruani adresën e saktë të internetit.
¤ 'password' duhet të jetë me disa gërma dhe numra. Është shum e rëndësishme që ta mbani mënd 'password' tuaj.
☆ Hapi i katërt:
Pranoni kushtet e përdorimit dhe të siguris së Aliexpress duke klikuar mbi kuadratin bosh perpara 'Aliexpress.com Free Membership Agreement'
¤ Më pas klikoni në butonin 'Create My Account'.
¤ Urime !! Llogaria juaj është aktive.
Për të kryer blerje Aliexpres do t'ju kërkoj një adres të saktë banimi dhe të dhënat tuaja bankare.
Për të kryer blerjet Aliexpress pranon disa forma pagese, më e thjeshta ndër to pagesa me anë të kartës tuaj debit ose credit. Sigjrisht qê për ktë operacion bankar ju duhet të keni të aktivizuar nga banka juaj blerjet ne internet. 
Kliko ketu per te hapur nje llogari ne aliexpress.com
-----------------------------------------------------------------
Për të mos rënë pre e mashtrimeve online, un ju sygjeroj të lexoni : Si të bëjmë blerje të sigurta në internet